Nisja  Tirane
Data e Nisjes 28 Dhjetor
Dite qendrimi 5 Dite
Çmimi  539 €
PËRFSHIHEN
1. Udhëtimi vajtje – ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
NUK PËRFSHIHEN
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

 

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Budapest. Nisja më 15:30 – Mbrritje në Budapest më 17:00. Transferimi për në Pragë. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra për pushime. Mbrritje në Pragë. Sistemim dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë:  Mëngjesi në hotel. Mëngjesi ne Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Mëngjesi ne Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje rreth 2 orë në Karlovy Vary. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritje në Budapest. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda. Fjetje në Hotel.
OPSIONALE: Darka e Vitit të Ri.

Dita e Pestë: Mëngjesi në hotel. Transferta për në Aeroportin e Budapestit. Nisja më 13:25. – Mbërritje më 14.55. Fluturimi për në Shqipëri.