Nisja | Tirane |
Data e Nisjes | 27 Nentor |
Dite qendrimi | 4 Dite |
Çmimi | 399 € |
PËRFSHIHEN | 1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion, 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus, 3. Akomodim në hotel, 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit, 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra) |
NUK PERFSHIHEN | 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. |
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Mynih. Nisja më 07.10 – Mbrritje më 09.15. Nisja për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Shtutgarrt. Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes – Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Nuremberg. Udhëtimi zgjat 3 orë. Mbrritja në Nuremberg. Vizitë e qytetit Nuremberg rreth 4 orë: Vizitohen: Kështjella Kaiserburg, Kisha Sebaldus, Shatërvani Schöner Brunnen, etj. Nisja për në Mynih. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Mynih. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Mynihut, si: Sheshi Marienplatz, Bashkia e Qytetit, Viktualienmarkt, Kisha Frauenkirsche, Shtëpia e famshme e Birrës Hofbrauhaus, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, më i madhi në Gjermani. Vazhdon vizita në Selinë e BMW dhe Muzeun përkatës. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Sheshin Olimpik, kulla Olimpike 210 metra e lartë. Më pas shkohet në rezidencën verore te Mbretërve Bavarezë, Pallati i Nymphenburg. Transfertë për në aeroportin e Mynihut. Fluturimi direkt Mynih – Tiranë. Nisja nga Mynih më 15.10 – Mbrritje në Tiranë më 17.05.