Nisja  Tirane
Data e Nisjes 27 Nentor
Dite qendrimi 5 Dite
Çmimi  549 €
PËRFSHIHEN 1. Bileta Vajtje me Avion Direkt Tiranë – Stockholm dhe Kthimi me avion Malmö – Tiranë.
2. Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
3. Fjetje 1 natë në Stokholm, 1 natë në Örebro, 1 natë në Oslo 1 natë në Kopenhagen.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
7. Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x20x20cm)cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).
NUK PERFSHIHEN 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

 

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë – Stockholm. Nisja nga Tirana në orën 17;40. Mbrritja në Aeroportin Skavsta të Stokholmit në orën 20:55. Transferimi në Stockholm. Mbrritja në Stockholm. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Udhëtimi për në Örebro. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Në mëngjes nisemi për në Oslo. Udhëtimi zgjat 3 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Oslo. Vizitë e monumenteve kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm “Frogner”, pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Gotenborg. Udhëtimi zgjat 3 orë pa ndalesa. Mbërritja në Gotenborg. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Vazhdon udhëtimi për Helsingborg. Mbërrtja në Helsingborg. Vizitë e shkurtër në Monumentet e Helsingborgut: bashkia e qytetit, sheshi qendror Stortorget, Kështjella Kärnan. Vazhdimi me traget për Helsingör të Danimarkës. Mbërritja në Helsingör. Vizitë në kështjellën Kronborg në Helsingör, në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Vazhdon udhëtimi për në Kopenhagen, Danimarkë. Mbërritja në Kopenhagen. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vizita mbyllet në Nyhavn,  si dhe në fund tek fabrika Calsberg. Vazhdon udhëtimi për në Malmo. Vizitë e Monumenteve Kryesore te Malmos. Transferta për në aeroportin e Malmös. Fluturimi direkt Malmö – Tiranë. Nisja në orën 22.40. Mbrritje në orën 01.15.