Nisja  Tirane
Data e Nisjes 17 Prill
Dite qendrimi 3 Dite
Çmimi  359 €
PËRFSHIHEN
– Fluturimi me avion vajtje – ardhje, Tiranë Stamboll – Kayseri -Stamboll – Tiranë.
– Akomodimi në Hotel Aspen 4* ne Stamboll dhe Hotel Dinler 5* në Cappadocia.
– Mëngjeset dhe darkat sipas programit.
– Transfertat dhe Shëtitjet me autobus
– Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e udhetimit
NUK PËRFSHIHEN
 Gjithçka që nuk është përmendur me siper.

 

 

Dita e Parë: 
 
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja në 02:20. Mbrritja në Stamboll në 06:00
Nisja për në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 10 Euro – Qëndrimi 2 orë
Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim.
Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta

Akomodim dhe Fjetje në Hotel ne Stamboll.

Dita e Dytë: 
Transfertë me autobus për në Aeroport.
Fluturimi për në Kayseri.
Ndalesë në Luginën Devrent, e quajtur ndryshe dhe Lugina e Imagjinates.
Në Luginën Devrent gjenden formacione të ndryshme shkëmbore me pamje dhe forma të veçanta shumë prej të cilave edhe me pamje kafshësh. Kjo e bën luginën të duket si një Kopsht Zoologjik I skulpturave të formuara nga erozioni ndër vite. Mund të dallojmë skulptura në formë deveje, gjarpri, delfini etj.
Hyrja Falas – Qëndrimi 15 minuta.
Vizitohet Punishte Qeramike në Avanos.
Ndiqet prodhimi tradicional me qeramike I prodkteve te ndryshme.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Vizitë në Qytetin e Avanos.
Qyteti i vjetër i Avanos, emri i të cilit në kohërat antike ishte Venessa, gjendet në anë të lumit më të gjatë të Turqisë, Kızılırmak (Lumi i Kuq). Prodhimi dhe tregtimi i qeramikës prej balte është aktiviteti më i madh ekonomik në qytet. Qyteti është tërheqës me rrugë me kalldrëm, dhe pamjeve.  interesante të Lumit të kuq.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Me pas vizitohet Pashabag. Lugina e Pashabag, e njohur gjithashtu si “Lugina e Murgjve” është zone me formacione shkëmbore në formë kërpudhash me kërcell dhe kapele. Lugina është përdorur si një vend izolimi për murgjit dhe këtu gjenden edhe manastire, kisha, faltore dhe vendbanime, si dhe tunele dhe mullinj.
Hyrja 2.5 Euro – Qëndrimi 30 minuta
Kthimi në Hotel.

Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: 

Në mëngjes herët, Fluturim me balona.
Të soditësh Cappadocian nga sipër, një ndjesi që kurrë nuk do ta harroni. Në 55-60 minuta fluturim në koshin e Balonës eksplorohen nga sipër edhe vende dhe shkëmbinj që nuk mund të vizitohen nga poshtë.
Mëngjesi në hotel.
Vizitë ne Ortahisar, per të shijuar pamjen magjike qe ofron kalaja e Ortahisar. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta
Vazhdon udhëtimi drejt drej Qytetit Nëntokësor të Kaimakli.
Edhe pse i gjithë qyteti nuk është hapur plotësisht, pasi janë zbuluar vetëm 4 kate, Kaymakli është një nga vendbanimet më të mëdha nëntokësore. Nisur nga numri i madh i dhomave nëntokësore në një zonë kaq të vogël, mund të thuhet një numër i madh njerëzish banonin këtu.
Hyrja 6 Euro – Qëndrimi 30 minuta
Vizitë në Kalanë Uchisar, qytetin historik Hitit të ndërtuar në një shkëmb. Uchisar ndodhet në pikën më të lartë të Cappadocias dhe e dukshme qartë nga të gjithë qytetet rrotull. Maja e Kalasë Uchisar, ofron një panoramë të mrekullueshme të zones. Kalaja ka 120 shkallë.
Hyrja 2 Euro – Qëndrimi 30 minutë
Vizitë e lirë në qytet ku mund të shijohen prodhimet tradicionale të zonës Uchisar, ëmbëlsirat dhe frutat e thata.
Pasdite shëtitje me motorra me katër rrota Për të eksploruar më shumë shkretetirën e Göremes si dhe për të ssoditur perëndimin magjik në realizohet shëtitje me motorra. Eshtë e nevojshme që të kesh njohuri fillestare te levizjes me makinë ose motorr.
Hyrja 25 Euro për motorr per 1 ose 2 personë – Qëndrimi 2 orë
Kthimi në Hotel.

Darkë dhe Fjetje në hotel.

Dita e Katërt:
Mëngjesi në hotel.
Vizitë në Luginën e Dashurisë.
Lugina e Dashurisë (Love Valley) është një nga luginat më fantastike dhe e ka marrë emrin prej formacioneve shkëmbore me format mashkullore. Përdoret shumë prej çifteve si vend për propozim martese.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Vizitë në Muzeun e Hapur Goreme Muzeu i hapur Goreme i ngjan një kompleksi të përbërë nga shumë manastire të vendosura krah për krah, secila me kishën e vet fantastike. Kishat e gdhendura në shkëmb, me piktura murale me ngjyra që mbajnë të gjithë freskinë e tyre origjinale.
Hyrja 8 – 10 Euro – Qëndrimi 1 orë
Me pas vizitë në Goreme.
Vendbanimi më tërheqës është fshati Göreme, një shembull i harmonisë së njeriut me natyrën. Njerëzit ende jetojnë në shtëpitë shkëmbore ose i përdorin ato si Restorante, Hotele apo depo sot, duke treguar një nderim të pamasë për tokën vullkanike dhe historinë.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta
Transfertë me autobus për në Aeroport.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja nga Kayseri në 18:25.
Mbrritja në aeroportin e Stambollit në 19:50.
Nisja nga Stambolli në 21.50.

Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 21:40.