Nisja Tirane
Data e Nisjes 20 Tetor
Data e Kthimit 23 Tetor
Cmimi  229 euro /person
PERFSHIHEN
 Bileta e avionit vajtje – ardhje.

 Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
 Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
 Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
 Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit.
 Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport.

NUK PERFSHIHEN
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll. Nisja në orë 17.00. Mbrritja në Stamboll në orën 19.55. Pritja nga përfaqësuesi ynë. Transferta nga aeroporti në hotel dhe sistemimi në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjezi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve).

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.
OPSIONALE. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Vizitë në Taksim dhe në Galeri.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transferta me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja në orën 09.15. Mbrritja në Tiranë 10.15.

Tour Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Review

Rating