4 Shtator

27 Gusht1089 euro cifti

Nisja Tirane
Data e Nisjes 27 Nentor
Data e Kthimit 29 Nentor
Cmimi  99  €
PERFSHIHEN
 Transporti sipas pogramit me autobuz komod vatjie – ardhje dhe te gjitha shetitjet

 Akomodimi per 2 nete ne hotel 3* ne Medjugore
Mengjesi dhe Darka per te gjitha ditet e qendrimit ne hotel
 Shoqerues shqiptar gjate gjithe turit.

NUK PERFSHIHEN
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
 Vizita tek kryqi në Medjugorje.
 Kerkesat ekstra jashtë programit.
 Siguracioni i jetës në udhëtim ( i keshillueshem).

DITA PARE: Nisja ne oren 4:00 nga Tirana mbrapa muzeut kombetar drejt qyetit te Shkodres. Pas kalimit te pikes kufitare te Hanit Hotit vazhdim i udhetimit ne territorin e Malit te Zi ku ndalesa e para do te jete Ujevaren Niagara, ne Tuz, Podgorice. Ndalese per kafe dhe fotografi. Vazhdimi i udhetimit me pas per ne Zhabljak, per te vizituar parkun e madh natyror Durmitor dhe qytetin e Zhabljak. Vizite ne liqenin e zi (nje mrekulli natyore e Ballkanit). Pas vizites se Zhbljak vazhdimi i udhetimit per ne Medjugore.
Akomodimi ne hotel dhe darka ne restorantin e hotelit.

DITA E DYTE:
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit vizitojme Medjugorje ose vendi i Gospa Mira (Zonja e Paqes) si dhe Katedralen e Shenjtë te qytetit duke shijuar bukuritë e këtij vendi të bekuar. Nisja me pas drejt Kryqit te Shen Marise, vendi i mrekulllive per shume besimtare qe vijne nga shtetet te ndryshem te botes per te vizituar kete vend hynor.
Pjesa e dyte e dites vazhdon duke udhetuar drejt qytetit te Mostarit (40 min larg Medjugore).

Vizite në Mostar ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim:
• Uren e famshme te Mostarit
• Rrugen e famshme te mjeshterve te vjeter
• Xhamine e madhe
• Katedralen e Betonte te Mostarit (e vetmja ne Europe)

Kohe e lire me pas per te shetitur ne qyetin e vjeter te Mostarit.
Pas vizites se Mostarit pak km me larg do te vizitojme vendin e shenjte liqenor te Blagaj, ku ndodhet teqia bektashiane me rendesishme e Bosnjes, e rrethuar nga burime ujore te bekuar
Kthimi ne hotel ne mbremje dhe darka ne restorantin e hotelit.

DITA E TRETE:
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit udhetojme drejt Trebinjes. I njohur ndrsyhe si qyteti i diellit, Trebinja vitet e fundit eshte klasifikuar ne qytetin me te vizituar te Bosnjes nga turistiet e huaj, per vete faktin se sherben nje ditar i pasqyrimit te luftrave qe ka pesuar kjo zone nga perandorima romake deri ne luften e pare e boterore ndaj Austro-Hungarize. Vizite e qyetit dhe simbolit te saj, Ura Arslangiq, nje arkitekture otomane 300 vjecare. Pas vizites se Trebinjes vazhdim i udhetimit per ne Tirane.Ndalesa rruges per kafe dhe kthimi ne darke ne shtepi.


Tour Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Review

Rating